Shoqata serbe e familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë kanë vendosur që para gjyqeve serbe dhe atyre ndërkombëtare të ngrenë aktakuzë kundër përgjegjësve për ato që kjo shoqatë i quan krime ndaj joshqiptarëve në Kosovë.
Aktakuza, siç transmeton B92, do të ngrihet për krimet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovës para dhe pas vitit 1999.
“Familjet e viktimave kanë dëshmi të forta për krimet që kanë bërë udhëheqësit e UÇK-së e tani ata janë në pozita udhëheqëse në partitë e veta dhe në parlamentin shqiptar në Kosovë”, thotë kumtesa e shoqatës.
Shoqata ka theksuar aktakuzat do të bëhen në instancat përkatëse të drejtësisë në Serbi si dhe në Gjyqin Europian për të drejta të Njeriut në Strasbourg dhe në organizatën “Amnesty internatioan”.
Nga qeveria e Serbisë kërkohet që të përkrahet aktakuza e kësaj shoqate./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit