Sot shënohet 24 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.
Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.
Sot kujtojmë dhe nderojmë përkushtimin, heroizmin dhe sakrificën e të gjithë ushtarëve të UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës./rtk
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qum...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...