Ndonëse në vitin e dytë të luftës me Rusinë, Ukraina po përgatitet sërish të rinisë eksportin e energjisë elektrike, një produkt ky që arriti në nivele rekord në bursa, në muajt e parë të nisjes së të ashtuquajturit “operacion special”.
Pas më shumë se 6 muajsh ndërprerje, kjo për shkak dhe të dëmtimit të rëndë të infrastrukturës, Ministri i Energjisë në Ukrainë, Herman Halushchenko paralajmëron një rifillim të eksportit të energjisë, duke nënshkruar dhe një urdhër ekzekutiv që autorizon nisjen e këtij procesi.
Përqendrimi i luftimeve kryesisht në pjesën jugore të vendit, ka bërë që Ukraina të rimarrë kontrollin e shumë rajoneve dhe të punojë për riparimin dëmeve në sistemin e transmetimit të energjisë.
Megjithatë Ministri i Energjisë deklaroi se prioritet në çdo rast do të ketë furnizimi i vendit me energji dhe më pas do të mendohet për eksportet.
Rinisja e eksportit të energjisë elektrike pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat e Ukrainës një pjesë e të cilave do të përdoret për të vijuar mbrojtjen ushtarake përballë agresionit rus. /a2news/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...