Ngjarjet e planifikuara për sot

07:00 | 9 Prill 2023
A Z

Ngjarjet e ditës: 9 prill 2023

10:00

Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” – Prishtinë vendosin lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare. (Bllacë, kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut)

11:00

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares. (Koshare, Gjakovë)

13:00

Promovimi i veprave të shkrimtarit nga Amerika, Shefqet Meko, “Viza Amerikane” dhe “Saga përtej Atlantikut”. Marrin pjesë Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së; Mehmet Prishtina, nga Fondacioni Hasan Prishtina”; Luan Zyka, kryetar i Komunitetit
Shqiptar të Selanikut etj. (Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të ​​​​​Shqiptarëve, Shkup)

Shpërndaje në rrjete sociale