Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion të Senatit francez, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti, zëvendëskryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin që Kosova dhe Franca kanë midis tyre në shumë fusha, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejmë të tij, në sfera të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentar.
Konjufca pasi i njohu ligjvënësit francezë për zhvillimet aktuale në Kosovë, i falënderoi ata për mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj në kohë dhe rrethana të ndryshme.
Kreyparlamentari shtroi gjithashtu nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspiratat integruese.
Udhëheqësi i delegacionit të Senatit të Francës, Olivier Cigolotti konfirmoi vazhdimin e mbështetjes franceze për Kosovën në sfidat nëpër të cilat ajo ka para vetes dhe perspektivën euro-atlantike të saj./Arbresh.info/
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...