Rozana Radi, konkurrentja e parë zyrtare në spektaklin e ri në Tv Klan

13:32 | 22 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Është zbuluar në finalen e “Dance With Me”, konkurrentja e parë zyrtare e “Your Face Sounds Familiar”, spektaklit më të ri që do të nisë së shpejti në Tv Klan, nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.
Ajo është Rozana Radi, këngëtarja dhe tekst-shkruesja e njohur shqiptare.
Pas suksesit në “Dance With Me 1”, ajo do të provojë sërish një tjetër eksperiencë televizive, këtë herë në show-n më të ri që do të nisë në Tv Klan, “Your Face Sounds Familiar”.
“Your Face Sounds Familiar”, është një show i zhanerit reality-talent, ku protagonistë janë personazhet e famshëm të botës së artit e televizionit, të transformuar në paraqitje në ikonat e muzikës ndërkombëtare, që do të performojnë live këngët e tyre
“Your Face Sounds Familiar” mban firmën e gjigandit “Endemol”, dhe është prezent në më shumë se 30 shtete dhe ka arritur shifra të larta shikueshmërie. Ky format televiziv është trasmetuar për herë të parë në Spanjë në vitin 2011, ndërsa në vendin tonë do të nisë prej 2016-tës në Tv Klan nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale