Pas Carlo Ancelottit, ka folur edhe trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez, për ndeshjen e nesërme mes Barcelonës dhe Real Madridit për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit.
Xavi para mediave tha se Real Madridi është mësuar me rikthime.
“Madridi mund të vijë nesër dhe ata mund t’ju mundin, ata janë mësuar me rikthimet. Ata janë të preferuarit”, tha Xavi.
Trajneri është në dijeni se ata i pret një ndeshje e vështirë ndaj Realit.
“Ata janë më të etur për hakmarrje, do të preken duke humbur tre klasike. Ata gjithmonë konkurrojnë dhe më shumë kundër Barçës. Nuk do të jetë e lehtë. Përfytyroj një lojë e komplikuar”, vazhdoi më tej trajneri.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër (e mërkurë), me fillim nga ora 21:00.
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales Barcelona kishte arritur të fitonte me rezultat minimal 1:0/Arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...