Sot nga ora 13:00 deri në orën 15:00 para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit përsëri sot me anë të një proteste paqësore do të shprehin edhe një herë pakënaqësinë e tyre për të ardhurat e tyre mujore.
Ata reagojnë se në Ministrinë e Kulturës dhe Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pagat e pothuajse 70% të të punësuarve janë nën pagën mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa dallimi me pagat e të punësuarve në të njëjtën pozitat në institucionet nga lëmia e kulturës janë nga 10.000 denarë.
Punonjësit e këtyre tre institucioneve, siç thonë ata, kërkojnë rritje pagash sipas shembullit të punonjësve të Ministrisë së Financave, të cilat me ligj u rritën për 30%./Telegrafi/
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik