Sot në ligën angleze do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 29.
E gjithë vëmendja do të jetë në “Stamford Bridge”, atu ku Chelsea e pret Liverpoolin.
Që të dyja skuadrat po kalojnë një periudhë të vështirë.
Sidomos Chelsea që së fundmi mbeti edhe pa trajner.
Kurse Liverpooli vjen nga një humbje nga Manchester City me një rezultat jo fort të mirë.
Chelsea ndodhen në vendin e 11 me 38 pikë të arkëtuara nga 28 xhiro.
Ndërsa, ‘Reds’ pozicionohen në vendin e tetë me 42 sosh.
Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet nga ora 21:00, në ‘Stamford Bridge’./Arbresh.info/
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...