Brukseli do të jetë sot vend takimi i sërishëm i Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, i ngarkuar për Integrime Evropiane dhe Dialog nga Qeveria e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi i radhës do të ndërmjetësohet si zakonisht nga Miroslav Lajcak, emisar i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ky takim pritet t’i paraprijë takimit të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Qeveria e Kosovës njoftoi se Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar të hënën drejt Brukselit.
Në këtë takim në nivel të kryenegociatorëve, do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër./Arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...