Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se e hëna është plotë dhimbje pasi në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hoxha është shprehur i bindur në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të shkruhet sërish.
“Sot është një ditë plotë dhimbje për shqiptarët kudo që janë, meqë filloi procesi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të gjithë këta bartës institucionesh kanë qenë të zgjidhur nga qytetarët”.
“Është një fazë plotë dhimbje dhe plotë e padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të tyre. Të gjithë krerët e UÇK janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve”, tha Hoxhaj.
.”Për mendimin tim historia e Kosovës është shkruar deri në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të shkruhej më 2023″. /Arbresh.info/
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...