Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet sot, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.
Tre liderët ndodhen në një vizitë dyditore në Veronë të Italisë, shkruan RTS.
Pas takimit, të tre do të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” në Verona dhe së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë stendën e përbashkët, ku ekspozues të shumtë nga vendet anëtare të nismës “Ballkani Hapur” do të prezantojnë verërat e tyre.
Sipas RTS-së, pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët, por që nuk është cekur koha se kur.
“Ballkani i Hapur” po lëviz për herë të parë jashtë rajonit për të tërhequr vizitorë të rinj në rajon me verëra cilësore.
Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Peja nuk udhëton në Çeki për ENBL, shkak orari i ngarkuar i ...
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka anuluar më shumë...
E kryer, Carrick do ta drejtojë Manchester Unitedin deri në ...
Lufta në Ukrainë/BE përgatit paketën e 20-të të sanksioneve ...