Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin serb në Uashington, Marko Gjuriq.
Chollet ka bërë të ditur se me Gjuriqin ka diskutuar mbi rëndësinë e e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.
Respektimi i marrëveshjes, sipas Cholet, i jep avantazh ambicieve serbe drejt BE-së.
“Gjë e mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës”, ka shkruar Chollet.
“Ndava me të entuziazmin e SHBA për të mirëpritur një diplomat serb në programin ndërlidhës të Departamentit të Shtetit këtë vjeshtë”, ka shtuar ai. /Arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...