Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Dr. Narqize Arnëliu – Hoxhaj vizitoi Klinikën e Pulomologjisë ku u prit nga drejtori i kësaj klinike, Dr. Musa Hoxha dhe stafi.
Pasi dëgjoi shqetësimet e stafit dhe drejtorit të kësaj klinike, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzore për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët e kësaj kilinike, ministri Vitia tha se stafi i kësaj klinike ishin në vijën e parë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19, me gjithë vështirësitë në mungesë të kushteve të punës.
“Jo rastësisht sot kam zgjedhur ta vizitojë Klinikën e Pulmologjisë dhe jo rastësisht me neve sot janë edhe miqtë tanë nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, për të parë nevojën e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë klinikë. Natyrisht pa investime në infrastrukturë dhe aparaturë juve u vështirësohet puna. Por, përkundër kësaj ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, falë përkushtimit tuaj profesional të pakursyer”, tha ministri Vitia, i cili njoftoi se në këtë klinikë do të bëhen investime të reja me qëllim të përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Nga ana e stafit shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë, ministri Vitia u njoftua se pavarësisht vështirësive, në këtë klinikë nuk ekzistojnë listat e pritjes dhe ofrohen shëbimet për qytetarët me intensitet të shtuar të punës./arbresh.info/



Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit