Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot gjak në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në Facebook, Haradinaj njoftoi se u bë pjesë e aksionit “Dhuro gjak, shpëto jetë!” dhe ky gjak që sot ka dhuruar ka kuptim edhe më shumë për shkak të kujtimit për martirët dhe dëshmorët.
“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë. Bashkë me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ishim pjesë e aksionit të përhershëm “Dhuro gjak, shpëto jetë”!”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për punën e palodhshme të stafit mjekësor./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë