Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë.
Patrick Wellner, ishte dënuar nga gjykata në Paderborn me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Ai kishte gjeur Shqipërinë si strehë për t’i shpëtuar drejtësisë gjermane, por u lokalizua dhe u arrestua nga policia shqiptare.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit: – Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë”, njofton policia. /Arbresh.info/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...