Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bënë homazhe për nder të 24 vjetorit të masakrës së Izbicës më 28 mars të vitit 1999.
E para e shtetit tha se kjo ka qenë masakra më e tmerrshme të shtetit të gjenocid serb ndaj popullit shqiptar, shkruan arbresh.info.
Tutje, presidnetja Osmani tha se Izbica është njëra ndër dëshmitë më të mëdha që Serbia ka kryer gjenocid dhe qëllimi i saj ishte të shfaroste popullin shqiptar.
“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varrezat masive në vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë. Trupat e tyre u gjendën vite më pas, duke përfshirë edhe 6 muajshën, Dafinën që e tregon mizorinë e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë. Edhe Izbica është një ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllimin e kishte ta shfaroste popullin shqiptar. Ndaj edhe sot këtu ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre , sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht sakrificës së të gjithëve”, tha presidentja.
Krey ekzekutiv Albin Kurti kujtoi 147 persona të vrarë nga forcat gjenocide serbe, po ashtu ai nderoi edhe të mbijetuarin e masakrës Mustafë Dragajt, i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviçit, në tribunalin e Hagës, i cili fatkeqësisht ndërroj jetë vitin e kaluar.
Kryeministri Kurti, tha se kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke shtuar se aktakuzat e krerëve të Serbisë e kanë bazën e kësaj masakre.
“Jemi këtu të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviçit, në Izbicë, 147 sosh gjithsej, 6 janë ende të pagjetur. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si shqiptarë të gjallë, e më pastaj, pas pushkatimit, janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë, meqenëse 6 nuk dihet ende se ku janë në Petrosello dhe i kanë sjellë këtu në atdheun e tyre në vendlindje. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin Mustafë Dragajt, i mbijetuari i masakrës i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviçit, në tribunalin e Hagës, dhe i cili fatkeqësisht ndërroj jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e 6 krerëve të lartë shtetëror, politik, policor, ushtarak të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, të cilin ne nuk e harrojmë kurrë dhe për drejtësinë, për viktimat në familje që janë gjithashtu viktima dhe i gjithë populli do të angazhohemi përjetë, vazhdimisht edhe si institucione, edhe si qytetarë”, tha kryeministri.
Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror./arbresh.info/
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje