Këto janë ngjarjet e paralajmëruara që karakterizojnë ditën e sotme.
09:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. (Izbicë, Skenderaj)
09:30
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me Thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës. (KGJK, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
09:30
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19 në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Kryeshefit i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, paraqet raportin vjetor të punës për vitin 2022 në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit publik lidhur me listën e re të barnave esenciale. (Hotel “International Prishtina”)
12:00
Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e këtij sporti si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla “Qamil Batalli”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës; shqyrton Projektligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore etj. (Kuvendi i Kosovës, N302)
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në dhe Kurtin në...
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...