Rrëfimin jetësor dhe karrierën e tij të suksesshme e ka shpalosur të premten boksieri Haxhi Krasniqi.
Si mysafir i Klubit të Debatit, Krasniqi ka treguar për rrugën jo të lehtë drejt suksesit.
Punën e madhe dhe disiplinën gjatë punës ai i ka përmendur si dy elemente shumë të rëndësishme që sjellin rezultat.
Krasniqi ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat është përballur në fillim të karrierës së tij në Gjermani, por ka thënë edhe se përkrahja e madhe nga të gjithë shqiptarët ka bërë që ai të jetë edhe më i fortë dhe më i vendosur që të vazhdojë rrugën drejt kampionit të botës.
Krasniqi ka përmendur edhe përgjegjësinë e shtuar që ka sa herë që bokson, sepse përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe përpiqet të mos i zhgënjejë.
Po ashtu, ai paralajmëroi mundësinë e revanshit të shpejtë ndaj boksierit Jurgen Brahmer.
Me motivacionin “për mjeshtrin e dëshmuar në artin e boksit dhe promovimin e shtetit të Kosovës në botë”, Krasniqi u nderua me Medaljen e Meritave nga Kolegji “Pjetër Budi”./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran