Cristiano Ronaldo është bërë lojtari me më shumë paraqitje në histori në rang kombëtaresh.
Nga debutimi më 2003 kundër Kazakistanit, kjo e sontmja ishte paraqitja e 197 e Roaldos me Portugalinë, duke e kaluar reprezentuesin e Kuvajtit, Bader Al-Mutawa me 196 paraqitje.
“Më pëlqen të thyej rekorde, kam thyer shumë rekorde”, u ka thënë ai gazetarëve.
Portugalia ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Euro 2024, duke e mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 4-0.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi pikërisht Ronaldo.
Ndeshjen e ardhshme Portugalia e zhvillon kundër Luksemburgut.
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë