Cristiano Ronaldo zbuloi se fundi i kohës së tij në Manchester United ishte kalimi më i vështirë i karrierës së tij.
Ronaldo u largua nga skuadra e United në fillim të sezonit 2022-23, duke bërë 10 paraqitje dhe katër startime, shkruan Goal.
Ai u nda me klubin, duke nënshkruar një marrëveshje me Al-Nassr të Saudi Pro League që do të zgjasë deri në vitin 2025.
“Ndonjëherë duhet të kalosh disa gjëra për të parë se kush është në anën time. Në një fazë të vështirë mund të shohësh se kush është në anën tënde. Nuk e kam problem të them, kam pasur një ecuri të keqe në karrierë, por nuk ka kohë për keqardhje”, tha ai për Sport TV +.
“Jeta vazhdon dhe duke bërë mirë ose jo, ishte pjesë e rritjes sime. Kur jemi në majë të malit, shpesh nuk mund të shohim se çfarë është poshtë. Tani jam më i përgatitur dhe ai mësim ishte i rëndësishëm, sepse unë nuk e kisha kaluar kurrë këtë, si në muajt e fundit. Tani unë jam një njeri më i mirë”, u shpreh CR7.
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...