Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë foli gjerë e gjatë për punën e tij teksa nesër shënon dyvjetorin e qeverisjes.
Kurti ka folur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në veri të vendit.
“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë./arbresh.info/
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...