Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të American Councils, David Patton me bashkëpuntorë.
Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua për veprimtarinë e kësaj organizate në Kosovë dhe rolin e saj në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të të rinjve, si dhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit.
Kryetari Glauk Konjufca shprehu falënderime për American Councils që nëpërmjet programeve të ndryshme ka krijuar mundësi shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë studentë të Republikës së Kosovës.
Kreu i Kuvendit po ashtu shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit si dhe mbështetjen e projekteve të ndërsjella.
Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv, David Patton, shprehu gatishmërinë e organizatës që drejton për të vazhduar mbështetjen për të rinjtë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve akademike të tyre, nëpërmjet programeve të ndryshme që zhvillon American Councils./Arbresh.info/

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...