Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në përvjetorin e mësimit në gjuhën turke në shkollën fillore “Elena Gjika” në kryeqytet.
Në një prononcim për media, Kurti tha se strategjia e Arsimit për vitin 2022-2026 përfshinë subvencione të vazhdueshme për materiale mësimore në gjuhën turke, si dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.
“Jemi të lumtur që vet Qeveria jonë ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste në gjuhën turke për ju. Si dhe se Strategia jonë e Arsimit për vitet 2022 – 2026 përfshin subvencione të vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve dhe materialeve mësimore në gjuhën turke si dhe te komuniteteve të tjera jo shumicë. Gjithashtu, ne planifikomë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet të mbështetura me materiale mësimore dhe mbështetje profesionale për shkollat ku ofrohen këto mundësi.
Kështu, shpresojmë që do të keni të gjithë materialin – si të shtypur ashtu edhe digjital – që ju nevojitet për arsimim sa me cilësor ne ketë shkollë, si dhe ne të gjitha shkollat e Kosovës”, tha Kurti.
Në këtë përvjetor morën pjesë dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrit Damka./arbresh.info/
Shkodra Elektronike, e 8-ta në Eurovision
Shqipëria grumbullon 38 pikë pas votave të jurive
“Zjerm” në Eurovision, Shkodra Elektronike e “kallë” skenën
E keni parë këtë pajisje në Suharekë? Muharremaj tregon për ...
Jo të gjithë flasin me zemër në fillim… Sidomos këto tri she...
Qentë nuk janë naivë – dinë si të na mashtrojnë për atë që d...