Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një motel në Prizren, mesditën e së dielës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Ai ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve të para nuk ka shenja dhunë në trupin e të ndjerit.
“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi.
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...