Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me disa deputetë tjerë, janë pritur nga bashkartdhetarët në një takim në Cyrih të Zvicrës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë prezenca e të pranishmëve në tubim, është dëshmia më e mirë se AAK po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë.
“Zvicra si vend mik i yni, ka qenë strehë për shumë shqiptarë në kohërat më të vështira për ne, në periudhën shtet-formuese e vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe tash. Sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë. Me vlerat që i përfaqësojnë, përkushtimin dhe suksesin e treguar, janë shembull edhe për të tjerët”, ka shkruar Haradinaj, shkruan arbresh.info
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zvicër, në përbërje të saj ka njerëz të dëshmuar në shumë në lëmi të ndryshme. Organizimi i mirëfilltë i tyre ka bërë që bashkatdhetarët tanë në mërgatë ta kenë adresë të tyre Aleancën, gjithë ata që besojnë në një Kosovë të fortë politikisht e me ekonomi të zhvilluar”, u shpreh Haradinaj.



Probleme në kondenzator, KEK njofton ndaljen e kontrolluar t...
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...