Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, ka debutuar sot në Superligë.
Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri i ka dhënë disa minuta në ndeshjen ndaj Drenicës.
Ky është njoftimi i Prishtinës:
FC Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.
Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.
Sulmuesi anësor u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri Debatik Curri, në takimin në të cilën Prishtina arriti fitore me rezultat 1:0.
Igballi (17-vjeçar) konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në Kosovë teksa është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses sonë.
Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas dënimit të madh ndaj FSHF-së p...
Gjermania do garanci nga SHBA-ja përpara se t’i dërgojë rake...
Dështon pishina e Gërmisë- Totalisht e zbrazët edhe në tempe...
Maqedonci takon homologun turk: Kosova me rol strategjik pas...
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon urgjentisht qasje në...
Një 23-vjeçare nga Holanda rrëzohet dhe humb jetën te Gjiri ...