Ka filluar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Para këtij takimi, pala kosovare dhe ajo serbe kanë zhvilluar takime të ndara me Borrellin e Lajcakun, ndërsa pritet që pas takimit Kurti – Vuçiq palët të deklarohen për medie.
Sot në Ohër, kryeministri Kurti është takuar edhe me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç dihet tashmë, në këtë takim do të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit evropian, për të cilin Kurti tha se s’mund të ketë marrëveshje, meqë edhe teksti i këtij aneks-plani ende është i papërfunduar./arbresh.info
Emilja Rexhepi: Duhet votuar për Kryeparlamentar, pavarësish...
Kadrijaj: S’presim ndonjë ndryshim as sot, ai duhet të vijë ...
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vaz...
Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje pë...
“S’keni asnjë meritë”, “Reforma nuk ndalet” – Bajrami e Naga...
Zbulohen detajet e kontratës tre vjeçare, De Bruyne do t’i b...