Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në kuadër të vizitave të tij në teren me qëllim të vëzhgimit nga afër të punës së ndershme të fermerëve vendor, sot u prit nga dy familje të vyera në zonën e Mitrovicës.
Në komunikatën e zyrës së tij thuhet se Peci vizitën e parë e realizoi në familjen e Sabit Grepit, pensionist nga fshati Koshtovë e Mitrovicës, projekti i së cilit është aprovuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2022, e që ka të bëjë me ndërtimin e një stalle të re në të cilën do të vendoste të 17 krerët me lopë e viça, përcjell arbresh.info.
Sabiti, pos mbarështues i kafshëve, posedon gjithashtu rreth 2.5 hektarë tokë të veten, ndërsa merr me qira edhe 12.5 hektarë në të cilat kultivon grurë, misër, 500 trupa mollë, kullosë e jonxhe.
Gjithashtu, vitin e kaluar i njëjti ka qenë përfitues i subvencioneve, si dhe i janë kompenzuar dëmet nga breshëri në pemishten e tij.
Familja tjetër e cila e mirëpriti në vizitë ministrin e Bujqësisë ishte familja e Fehmi Gashit, e cila me punën e saj të zellshme, nuk kishin lënë asnjë pëllëmbë edhe të oborrit pa punuar.
Gashi është kultivues i rreth 100.000 fije sallatë, dhe njëherit mbarështues i rreth 120 krerë dele e qingja së bashku.
Fehmiu, gjithashtu posedon edhe 35 koshere me bletë nga të cilat nxjerr në vit afër 200 kg mjaltë. Brenda vitit ai mbjell e kultivon edhe spinaq e magdanoz.
Pas këtyre vizitave, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci u shpreh duke thënë që ne, përveç se kemi rritur përkrahjen financiare, gjithashtu kemi instaluar meritokracinë, gjë e cila ka bërë që këtyre bujqve tanë t’iu ulen shpenzimet e kultivimit e mbarështimit, falë dorës së shtetit./arbresh.info
Irani thotë se do ta mbajë SHBA-në përgjegjëse nëse Izraeli ...
“Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt”, çfarë po p...
Inskenoi rastin kinse iu vodhën 400 euro, shoqërohet në poli...
Rodrygo ka vendosur zyrtarisht për të ardhmen e tij
Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Kallas: Inkurajoj partitë të dalin nga ngërçi e të krijohen ...