Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të dorëhiqet dhe të mos pranojë nënshkrimin e propozimit evropian.
Në një postim të shkurtë në Facerbook, i pari i PSD-së ka ftuar Kurtin që të mos pranojë dhe t’i bashkohet Molliqajt për kundërshtim apo protesta në shesh.
“Kryeminister mos prano!
Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.
Kryeministri Kurti veçse ka nisur takimin e tij me të shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe te dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimin me dyshen evropiane, tanimë e ka përfunduar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq sot në Ohër, Kurti është takuar edhe me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Për pak minuta, pritet të fillojë edhe takimi trepalësh, Kurti – Vuçiq – Borrell./arbresh.info
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë ital...
Trump dhe ushtria amerikane festojnë ditëlindjen, SHBA përga...
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës
Pas humbjes së shtetësisë, Policia e Kosovës nis procedurat ...
PDK shpall datën e Konventës së Përgjithshme: Memli Krasniqi...
Nikolla Vujoviq ndalohet nga policia pas heqjes së shtetësis...