Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.
“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri. Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter krahas një fotografie nga liqeni i Ohrit.
/arbresh.info/
The eyes of the EU & the Western Balkans are on Ohrid today.
After intense shuttle diplomacy between Belgrade and Pristina, we will discuss with @predsednikrs and @albinkurti the implementation annex – an integral part of the Agreement on the path to normalisation of relations. pic.twitter.com/Z8xJB7I75j
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2023
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...