E marta thuhet se është dita kur do të publikohen listat e veteranëve të Dukagjinit, derisa shtohen zërat se ligji duhet të pësojë ndryshime, pasi si i tillë është i keq.
Ish-komandantët e UÇK-së thonë se nuk e duan këtë status nëse ligji mbetet i tillë, që favorizon përfituesit e luftës.
Kreu i Komisionit, Agim Çeku, beson se është bërë punë e mirë. Ai ka mohuar zërat se komandantët e Dukagjinit dhe Drenicës e kanë bllokuar procesin, por ka pranuar se ata janë duke i rishqyrtuar listat, për të mos i mbetur hatri askujt, raporton KTV.
Ndërsa nuk ka mohuar faktin se ligji mund të ndryshojë nëse ka vullnet politik.
Ndërkohë, edhe çështja e Ministrisë së Mbrojtjes tashmë është shqyrtuar dhe të gjithëve u është njohur statusi, ashtu siç u është njohur pjesëtarëve të UÇK-së që kanë qëndruar në Shqipëri./arbresh.info/
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë