Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar në polici në fshatin Karaqevë të Kamenicës.
Sipas policisë, i dyshuari në traktorin e tij kishte të ngarkuar pllaka të qeramikës, që dyshohen të jenë të kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, traktori me mallra është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...