Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josepep Borrell, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku edhe siç është paralajmëruar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas agjendës, Borrell sot do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa nesër do të kryesojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe vendit, ku Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri Oliver Varhei./AlsatM
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...