Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është prononcuar për media pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Trajneri gjerman tha se Real Madrid e meritoi plotësisht kalimin tutje, duke përsëritur që ndeshja e parë vendosi gjithçka.
“Të humbasësh 5-2 nuk është një rezultat i shkëlqyeshëm nëse dëshiron të kalosh tutje. Duhet të kesh një paraqitje të veçantë dhe ne nuk mund ta bënim këtë sonte. Real Madridi pati shanset më të mira, Alisson bëri dy pritje fantastike. Ekipi i duhur kaloi tutje, duhet ta pranojmë këtë. Fazat e eliminimit janë të tilla. Nuk është ajo që donim, por është ajo që morëm“, tha Klopp pas ndeshjes.
Kujtojmë se trajneri herën e fundit kur u mposhtën nga Real Madridi në finalen e Ligës së Kampionëve, kishte thënë se ta rezervojnë biletën për hotel, pasi ishte i bindur se ekipi i tij do të ishte fituesi i Champions League.
Mesa duket gjerat nuk shkuan siç i kishte planifikuar Klopp.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike