Instituti i Medias në Kosovë, thekson se gjuha e përdorur nga deputetja e LDK-së, Teuta Sahatçija, ndaj gazetarëve në Kuvendin e Kosovës është irrituese.
Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë aspak me etikën e një deputeti të Kosovës.
“Për më tepër është edhe një sulm i radhës ndaj gazetarëve në Kosovë, të cilëve nuk po ua lejojnë që ta bëjnë punën e tyre dhe në të njëjtën kohë po pengohet edhe nga Shoqëria Civile, duke u sulmuar edhe fizikisht, dhe së fundi nga deputetja Sahatçija, e cila pa asnjë fije turpi e fyen punën e gazetarëve.
Për ne gazetarët, deklarata e deputetes në fjalë është fyese dhe nuk i shërben askujt në Kosovë. Kërkojmë nga deputetja Teuta Sahatçija që t’u kërkojë falje gazetarëve, dhe mos ti mësoj gazetarët se si të duhet të punojnë , ndryshe ne do ta bojkotojmë gjithë aktivitetin e saj në Kuvendin e Kosovës dhe në përgjithësi aktivitetet e saj.
Po ashtu, kërkojmë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të distancohet nga fyerjet që ka bërë sot bashkëpartiakja e tij e lartpërmendur, deputetja Sahatçija, e cila është e njohur edhe për veprimet e tjera kundër gazetarëve, dhe konsiderojmë se është koha e fundit që ajo ta korrigjojë vetveten”, thekson Instituti i Medias i Kosovës./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...