Dita Ndërkombëtare e Gruas u festuan edhe në Big Brother VIP Albania.
Për banoret vajza o organizua një darkë ku ato të ndarë nga meshkujt u janë përgjigjur edhe disa pyetjeve personale.
Në njërën prej tyre, ato u pyetën nëse do të pranonin që në të ardhme të realizonin fotosesion nudo.
Të gjitha vajzat ishin njëzëri duke thënë se nuk do ta bënin asnjëherë një gjë të tillë përveç Deamishel e cila u shpreh pro kësaj.
“Nudo artistike janë kryevepra dhe unë do e bëja, nudo artistike unë i adhuroj se unë pikturoj shumë nudo, jo nudo seksuale por kur trupi është art”, ka thënë Deamishel.
Deamishel është në mesin e banoreve që janë bërë pjesë e BBVA që nga fillimi dhe ajo çdo ditë e më shumë po shihet si një lojtare e fortë.
Ajo në javë e para kishte krijuar një raport të afërt me aktorin Amos Muji Zaharia, por i cili u eliminua javë më parë.
Pas kësaj, Deamishel së fundmi po komentohet edhe për marrëdhënien e saj me banorin e ri nga Gjakova, Shpat Kerleshi.
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...