Gjilani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Plisave” në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë me tri fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës për të betonuar pozitën e tretë dhe për t’u ofruar me dy vendet e para.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka ngritur formën në dy takimet e fundit me një fitore dhe një barazim, teksa do të kërkoj gjithashtu rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Koliqi; Islami, Sinani, Jashari, Halili; Dabiqaj, Musolli, Ramadani; Cale, Zeka, Zabergja;
Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Pllana, Useini, Mici; Gashi, Pefqeli; Prapashtica, Krasniqi, Kryeziu; Blesa;
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...