Ngjarjet e ditës

07:09 | 9 Mars 2023
Vjollca Gajraku

09:30

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

09:30

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. (Salla plenare)

10:00

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së)

10:00

Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton qytetarët e Leposaviqit. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me çështjet e shpronësimit. (Objekti komunal, Leposaviq)

10:00

Diakonie Kosova organizon një prezantim/ligjëratë nga Lutz Besser, ekspert i trauma terapisë nga Gjermania, me temën “Trauma dhe dhuna: Mënyrat e shërimit”. Mer pjesë dhe Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:15

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pret në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Objekti komunal, Vushtrri)

11:00

Mbahet manifestimi qendror për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Me këtë rast do të ndahet diploma “Student i dalluar”, si dhe mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe administrativ. (UKZ, Gjilan)

12:00

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së, Prizren)

14:00

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, viziton banorët e Komunës së Klinës. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me kundërshtimet e qytetarëve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë. (Objekti komunal, Klinë)

Shpërndaje në rrjete sociale