Dhuna ndaj gruas po vazhdon të rritet. Sipas personave që merren me këtë dukuri, ky fenomen po ndodh për shkak se abuzuesit nuk dënohen asnjëherë dhe viktimat duke mos marrë ndihmë nga shteti kthehen prapë tek dhunuesi.
Një grua nga kryeqyteti rrëfen se si policët i kanë thënë,’ do ti vejmë prangat nëse nuk e dëgjon burrin’, raporton ‘038’ në KTV.
B.S është 40 vjeçare dhe 10 vjet më parë është blerë nga një burrë i Prishtinës, 27 vjet më i vjetër se ajo.
E lënë anash nga familja e saj në Shqipëri, ajo është rrah disa herë nga burri i saj dhe disa herë ajo ka përfunduar në strehimore të sigurta, por duke mos pas ndihmë nga shteti është kthyer përsëri tek ai.
40 vjeçarja, që ka një djalë me abuzuesin, thotë se derisa ka lajmëruar policin për dhunë, pjesëtarët e saj ndonëse ka qenë e keqtrajtuar e kanë kërcënuar edhe me ekstradim nga Kosova nëse nuk e dëgjon burrin.
Naime Sherifi, që merret me rehabilitim të grave të abuzuara thotë se shqetësuese në Kosovë është fakti që gratë rehabilitohen por me burrat nuk ndodh asgjë, ata nuk dënohen nga gjykatat.
Ne rastet kur gjykatat kanë caktuar masë të përkohshme dhe kur burrat e kanë thyer atë dhe kanë rrahur gratë kjo bëhet vepër penale por që askush sipas saj nuk është dënuar më shumë se 30 ditë.
Në qendrën për punë sociale në kryeqytet thonë se është shqetësuese dhuna në familje në Prishtinë.
Ndërkohë sipas të dhënave të policisë prej janarit deri më tani janë lajmëruar 43 raste në rajonin e Prishtinës, 23 nga të cilat gjatë muajit mars./arbresh.info/
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...