Menaxheri italian i futbollit, Alessandro Moggi ka zbuluar se Lazio një kohë e kishte mundësinë ta transferonte Cristiano Ronaldon.
Sipas tij, para se të transferohej në Manchester United, ylli i ri i atëhershëm i ishte ofruar klubit “Biancocelesti”, por që një mundësi të tillë e kishte hedhur poshtë ish-presidenti i klubit, Sergio Cragnotti.
“Mendes (ish-menaxher i Ronaldos) ishte mik i mirë i Callerit (ish-drejtor sportiv i Lazios). Ne ia propozuam Cristianon Cragnottit, por ai u përgjigj se nuk e donte atë pasi do të dëshironte ta transferonte Ronaldon ‘e vërtetë, prandaj as që nisën negociatat”, zbulon Moggi për “Calciomercato”.
Ronaldo megjithatë bëri karrierë të jashtëzakonshme pasi u largua nga Sporting Lisbona duke luajtur me sukses në Manchester United, në Real Madrid dhe në Juventus, ndërkohë që u shpall kampion i Evropës me Portugalinë.
Gjithashtu, e fitoi Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë të rëndësishëm me ekipet e tij, krahas 5 Topave të Artë të fituar në nivelin individual./GE/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...