Mesatarja e shpenzimeve për rritjen e një fëmije deri në moshën 18 vjeçare në Gjermani është rreth 150 mijë euro.
Sipas një hulumtimi të publikuar nga Enti Federal i statistikave gjermane, deri në moshën gjashtë vjeçare, shpenzimet mujore janë rreth 587 euro në baza mujore, ku përfshihen ushqimi, pelenat, lodrat, akomodimi dhe veshmbathjet dhe nuk përfshihen pajisjet fillestare për foshnjat që kushtojnë rreth 3.000 euro, si dhe kostot e mundshme të kujdesit.
Një vend në kopsht kushton rreth 400 euro, por shuma ndryshon nga rajoni në rajon.
Nga regjistrimi në shkollë deri në moshën 12-vjeçare financohen udhëtimet me pushime, hobi dhe udhëtime shkollore, si dhe festimet e datëlindjeve. Telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët, së bashku me ndërgjegjësimin për markën, po bëhen më të spikatur tek fëmijët dhe kjo ka një çmim.
Kështu, një nxënës shkolle u kushton prindërve të tij rreth 686 euro në muaj, ku gjithashtu nuk përfshihen pushimet vjetore, kujdesi, hobi dhe të ngjashme.
Nga mosha 12 deri në 18 vjeç, shpenzimet rriten sërish në 784 euro për fëmijë në muaj.
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...