Arsenalit i është dhënë një përforcim në garën për titull me sulmuesin Gabriel Jesus që tani po stërvitet veçmas dhe po “shtyn kufijtë” përpara një rikthimi të shumëpritur në fushë.
Jesus, 25 vjeç, ka mbetur jashtë fushës që nga Kupa e Botës pasi e lëndoi gjurin teksa luante për Kombëtaren e Brazilit.
Megjithatë, sulmuesi është afër rikthimit dhe menaxheri i Topçinjve, Mikel Arteta ka dhënë një përditësim për Jesus.
“Ai po bën gjithnjë e më shumë në fushë. Gjuri nuk po reagon, lajmi është vërtet pozitiv”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Ai po i shtyn kufijtë tani”.
“Ne duam që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur, por edhe duke respektuar afatin kohor që po na japin mjekët dhe specialistët”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit