Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës në fshatit Likoshan dhe Qirez të kryer nga forcat serbe.
Ai tha se sot janë bërë 25 vjet kur ushtria serbe vrau 24 civilë shqiptarë të pafajshëm, banorë të fshatrave Likoshan e Qirez.
“Beteja e Likoshanit e Qirezit që filloi si pasojë e sulmit të okupatorit serb hasi në rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ashtu siç rëndom ndodh me agresor e ushtri kriminale, kjo betejë nuk u kanalizua në dyluftim ndërmjet dy ushtrive, por sulm edhe ndaj civilëve”, ka shkruar Mehaj
Mehaj tha se vetëm familja Ahmeti gjatë kësaj beteje humbi 11 anëtarë.
“11 familjar të dashur të tyre nuk janë më në mesin e tyre, mungesa e të cilëve sigurisht se vazhdon të ndjehet edhe sot. Të tilla humbje kanë përjetuar sa e sa familje gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shembulli i tyre për të vazhduar para, sakrifica e dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut na obligojnë të vazhdojmë punën me nder e përkushtim. Ata nuk harrohen asnjëherë, e mirënjohja ndaj tyre është e përjetshme.”, ka shkruar tutje Mehaj.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...