Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sërish në Instagram pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel.
Ai ka postuar një fotografi me mesazhin se “beson në punë, energji dhe përkushtim”.
“Kur bën sikur nuk je i lodhur por në dhjetë minuta ke detyrime të reja”. Dhe kështu dëri në fund të ditës.. Unë gjithmonë besoj në punë, energji dhe përkushtim. Jam nisur me larjen time të pestë që nga mëngjesi dhe nisem për Prekop”, ka shkruar Vuçiq.
Vuçiq më herët ka njoftuar në Instagram se sot do të shpjegojë se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Siç ka bërë të ditur ai, “mediat manjate, por edhe RTS dhe Tanjug”, përhapin gënjestra për të, por ai do t’u drejtohet qytetarëve në orën 21:00 për atë çfarë ka ndodhur në Bruksel.
Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do ti mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq./arbresh.info
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...