Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka gjobitur një person, i cili ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës në rrugën “Muharrem Fejza”.
“Derisa Komuna e Prishtinës po angazhohet për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biçiklistëve, në mesin tonë ka edhe individ të pandërgjegjshëm të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces. Kështu, në rrugën Muharrem Fejza një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftim, raporton “Arbresh.info”.
Sipas njoftimit të Komunës, janë gjetur edhe pengesat e larguara, të cilat ishin fshehur dhe janë vendosur sërish aty ku kanë qenë, për të mundësuar qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe biçikistëve në atë rrugë.
“Por, Iden ka gjetur pengesat e larguara dhe të fshehura nga ky person, ka identifikuar dhe gjobitur personin në fjalë, si dhe ka rikthyer pengesat të cilat po mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve tonë!”, thuhet në njoftim/Arbresh.info/
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...