Milani bën një hap në zonën Champions, mposht Atalantan

22:49 | 26 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Milani ka shënuar fitore ndaj Atalantas, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Goli i parë u shënua nga Juan Musso, i cili realizoi autogol, në minutën e 26-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Junior Messias, me një gol në minutën e 87-të, vulosi fitoren e “Rossonerëve”

Milani pas fitores kalon në vendin e tretë me 47 pikë, pas 24 ndeshjeve dhe bën një hap të mirë drejt luftës për një vend në Top katërshe./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale