I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës.
E kjo sipas Escobar, mund të ndodhë nëse bëhet nënshkrimi i planit evropian.
Ai në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve “MinaNews” vlerësoi se nënshkrimi eventual i planit evropian do të mund të ndikonte në stabilitetin e rajonit, duke shtuar “se pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”.
Escobar theksoi se normalizimi do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Serbisë dhe Kosovës në Evropë dhe do të kontribuojë në një stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të kenë të hënën, me 27 shkurt, një takim të niveli të lartë në Bruksel.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran