Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se nga e hëna do të hapet aplikimi për subvencione të Qeverisë ndaj fermerëve për vitin 2023.
Në konferencë për media, Peci ka thënë se këtë të hënë e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për këto aplikime, të cilat hapen nga e hëna e javës së ardhshme.
“Të hënën e javës së ardhshme do të hapet aplikimi për subvencione të vitit 2023, ashtu siç është premtuar, nga Qeveria për fermerët. Këtë të hënë unë personalisht kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ që mundëson hapjen e aplikimit, shtatë ditë pas, sipas procedurave ligjore dhe administrative, u shpreh Peci. /arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...