Në Prizren për gati 4 muaj në një bankë dyshohet se në dy bankomat janë deponuar para të falsifikuara.
Zyrtari i bankës ishte ai i cili ka njoftuar policinë e Kosovës.
Rasti është cilësuar si ‘Falsifikim i Parasë’, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Prizren 09.11.2022-14.02.2023 – 15:36-13:13. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka raportuar se në intervalin e lartcekur kohor në dy bankomat janë deponuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Të gjitha monedhat dhe kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së. /arbresh.info/
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...